Lokale - eSIMy

80 për qind e mësimdhënësve në Podujevë janë deklaruar për pezullimin e grevës në arsim, shkruan Llapi.info.

Kështu ka deklaruar për Llapi.info, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.

“80 për qind janë deklaruar që fillojnë, 20 për qind janë deklaruar që nëse diçka ndryshon, të hënën mundemi me vazhdu me grevën”, ka thënë Fetahu.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka bërë të ditur se po kërkon mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim.
Në njoftimin për media bëhet e ditur Këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

“Duke parë se pas gjithë përpjekjeve tona që të kemi dialog të mirëfilltë e të gjejmë zgjidhje të kërkesave legjitime, Qeveria vazhdon qasjen e gabuar dhe pas angazhimit edhe të njerëzve me autoritet dhe ardhjes së drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) që ishte zë i grevistëve dhe solli kërkesa në emër të 11 milionë kolegëve nga e tërë Evropa që të realizohen kërkesat legjitime të grevistëve, por Kurti dhe qeveria vazhdoi të dëshmoi se nuk do të zgjidh kërkesat e grevistëve. Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë grevistë që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022”, thuhet pos tjerash në komunikatën e SBASHK-ut./Llapi.info