US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)
Lokale - eSIMy

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka mohuar të ketë përpjekje të përshpejtuara për arritjen e një marrëveshjeje.

Këto komente ai i ka bërë në “Twitter”, duke e quajtur të pasaktë një vlerësim të dhënë nga njohësi i rrjedhave në Kosovë, Tim Judah, përmes po këtij rrjeti.

“Gabim. Nuk je duke e ditur se për çfarë po flet. Askush nuk po mundohet të veprojë me nguti dhe nuk ka marrëveshje madhore. Je duke shpikur gjëra”, shkruan ai në komentin të cilit ia ka shoqëruar vlerësimin e Judah për arritjen e një pike vendimtare në dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit në Washington të hënën midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.