Kandidati i demokratëve, Joe Biden ka triumfuar në zgjedhjet e 4 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ka mposhtur republikanët që garuan me presidentin aktual, Donald Trump.
Pikërisht ka qenë shteti i Pensilvanisë që ua vulosi fitoren demokratëve, ndërkaq së fundi triumfuan edhe në Nevada.
Por, me këtë fitore nuk po pajtohen kundërkanditët e Bidenit, republikanët.
Ka qenë vetë Trump ai që refuzuar këtë humbje.
Ai ende nuk ka pranuar humbjen dhe është zotuar se do ta sfidojë rezultatin në gjykatë.
“Duke filluar nga e hëna, ne do të fillojmë ndjekjen penale të çështjes në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore, të përkrahen plotësisht”, ka deklaruar ai, shkruan TheGuardian.
Ndërkaq, i “shokuar” duket se ka mbetur emisari i Donald Trumpit, Richard Grenell, i cili edhe më parë ka kontestuar votat për kandidatin demokrat Joe Biden.
Në reagimin e tij të fundit, para se të zyrtarizohej fitorja e Bidenit, Grenell ka kërkuar transparencë, teksa është shprehur se “nuk është dakord me mënyrën e procesit të votimit”. Që nga atëherë, Grenell nuk ka bërë ndonjë reagim në rrjete sociale.
Ndryshe, Kandidati i demokratëve, Joe Biden ka triumfuar në zgjedhjet e 4 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që tashmë ka arritur t’i kap plot 279 vota elektorale./