I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë shumë aktiv në debatin e shpërthyer pas mbylljes së kutive të votimit.

Grenell, shkroi në Twitter se ishte shumë e dyshimtë që numërimi i votave në katër shtete federale amerikane ishte ndërprerë dhe tha se nuk duhet të lejojmë vjedhje.

“Ndalimi i numërimit të votave është i dyshimtë. Shumë e dyshimtë. Qëndro zgjuar gjithë natën. “Ejani në vete”, tha Grenell në Twitter, i cili akuzon autoritetet demokrate të shteteve kyçe..

Grenell vlerësoi se numërimi ishte ndërprerë “në mënyrë që të merrej më shumë kohë për të menduar se çfarë të bëhet”, pa specifikuar kur e kishte fjalën.

Katër shtete – Pensilvania, Wisconsin, Michigan dhe Georgia – lanë dhjetëra mijëra vota mënjanë, duke ngadalësuar garën për Shtëpinë e Bardhë.

Komisioni zgjedhor në disa vende ka vendosur të ndalojë numërimin dhe të vazhdojë punën të Mërkurën, domethënë nga ora 16:00 me orën lokale, ora 22:00 me orën tonë. /GazetaShqip