Granit Xhaka ka folur për herë të parë pasi është zgjedhur kapiten i Arsenalit, diçka që e bën krenar 27-vjeçarin.

Emery e konfirmoi javën e kaluar se Xhaka është zgjedhur nga shokët e skuadrës si kapiten i Arsenalit, edhe pse tifozët kanë reaguar për këtë vendim, dhe për formën e shqiptarit në ndeshjet e para të këtij sezoni.

Xhaka deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është 27-vjeçari.

Xhaka premton se do të mbajë në krah shiritin me përgjegjësi dhe krenari.

“Jam shumë krenar”, ka thënë fillimisht Xhaka për Arsenal Player.

“Më ka bërë shumë të lumtur sepse kur erdha këtu, kam pasur shumë përvojë më parë, me ekipin kombëtar të Zvicrës dhe isha kapiteni edhe në Gjermani”.

“Kur erdha këtu, kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm, personalitete të mira dhe ishte një hap i madh për mua të isha kapiten këtu”.

“Tani unë jam kapiteni zyrtar dhe kjo më bën shumë krenar të jem kapiteni i këtij klubi të shkëlqyeshëm”.

I pyetur se si e zbuloi se do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit, Xhaka shtoi: “Trajneri na kërkoi të shkruanim pesë emra, të cilët donim të ishim kapitenët”.

“Në fund, unë mendoj se skuadra, lojtarët dhe natyrisht trajneri, vendosën se kush do të ishte kapiteni i parë nga pesë”.

“Sigurisht që është e rëndësishme që lojtarët e tjerë besuan në mua dhe të shohin se si unë punoj, sa punoj”.

“Unë jam një djalë që dëshiron t’i marr të gjithë lojtarët në një anije. Fitojmë së bashku, humbasim së bashku, fitojmë trofe së bashku ose humbasim finalen së bashku, si në Baku”.

“Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët – jo vetëm lojtarët që luajnë, por edhe lojtarët e tjerë – që janë të ftuar në grupin tonë, të jenë të lumtur, të flasin me ne nëse ka ndonjë problem”. “Ky është roli i një kapiteni, të jetë i fortë dhe të jetë përpara ekipit. Unë mendoj se jam një djalë si ky që mund të jem para ekipit gjatë kohës së mirë dhe në kohërat e vështira” , ka thënë Xhaka për Arsenal Player.