Xhaka po luan ndeshjen e 100 në Premielrigë me Arsenalin, Aubameyang sfidën e 50.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Newcastle që po zhvillohet në stadiumin “St James’ Park”, është e veçantë për shqiptarin, Granit Xhaka.
Ai po luan ndeshjen e 100 në Premierligë që kur u transferua te “Topçinjtë” në verën e vitit 2016 për afër 40 milionë euro nga Borussia Mönchengladbach.
Në këto 100 ndeshje në Premierligë, Xhaka ka realizuar shtatë gola.
Sezoni i ri do të jetë edhe më i veçantë për 26-vjeçarin shqiptar, pasi do të mbajë në krah shiritin e kapitenit, ashtu siç po e mban në sfidën e parë për sezonin 2019/20 që aktualisht Arsenali po e zhvillon me Newcastle.
Ndeshja me Newcastle është e veçantë edhe për Aubameyangun. Ai po zhvillon ndeshjen e 50 në Premierligë me Arsenalin.






