Lokale - eSIMy

Një grabitje ka ndodhur në orët e vona të natës në një pompë të derivateve në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia  Kosovës, derisa është njoftuar se nën kërcënim të thikës një i dyshuar ka grabitur 150 euro.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë 28.08.2021 – 02:37. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishte shkuar një person i maskuar, i cili nën kërcenim të thikës viktimës i kishte grabitur 150 € dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar”, ka njoftuar PK./Llapi.info