Një grabitje e armatosur është regjistruar në një pompë derivatesh në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Podujevë 13.10.2022 – 01:51. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç mëson Llapi.info, rasti ka ndodhur në Hib Petrol./Llapi.info






