Në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë dje rreth orës 16:55 ka ndodhur një grabitje e armatosur.
“Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në këmbimore ka informuar se përderisa ishte në punë, një person i panjohur nën presion të armës së zjarrit i ka grabitur të hollat nga arka dhe i njëjti nga një klient viktima mashkull K-Shqiptar ia ka grabitur 100 euro para të gatshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk raportohet për të lënduar.