Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një grabitje të armatosur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima e gjinisë femërore ka raportuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash nga arka.

Vlera e tyre ende nuk dihet.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.