Rreth orës 16 : 30, në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkëpunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.






