FOTO/ILUSTRIM
Lokale - eSIMy

Një pompë e derivateve ka rënë pre e grabitjes në orët e para të së martës në fshatin Peran të Podujevës.

Madje, sipas Policisë, pati edhe të shtëna.

Punëtori i kësaj pompe i ka thënë Policisë se i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur 400 euro.

Sipas dëshmisë së punëtorit, i dyshuari më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa rasti po hetohet.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.

/Llapi.info