Në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një grabitje.
Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës në një lokal të lojërave (playstation), kishin hyrë tre persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të forta metali.
Nga kasaforta të dyshuarit kanë marr para në vlerë rreth 250-300 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, përderisa nuk raportohet për të lënduar.






