Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në qendër të Mitrovicës, në dyshimin për grabitje në një pompë derivatesh, shkruan Llapi.info

Të dyshuarit, pak minuta para arrestimit, dyshohet të kenë kryer një grabitje nën kërcënimin e armëve.

Siç raportojnë mediat lokale, të njejtit, pasi ishin larguar nga vendngjarja, ishin nisur drejt periferisë së qytetit.

Ekipet policore, me të marrë informacionin për këtë grabitje, kishin arritur t’i lokalizojnë të dyshuarit – pasi që të njejtit ishin të njohur për policinë e Kosovës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.