Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një person nën dyshimin se përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një fëmijë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, më 7 shtator 2022, rreth orës 20:10.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ajo është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.