Lokale - eSIMy

Një këmbësor është goditur nga një makinë para pak minutash në fshatin Shajkoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, këmbësor i goditur nga makina është një punëtor i KEDS-it, i cili kishte dalë për t’i rregulluar prishjet që kanë ndodhur në rrjetin energjetik në këtë fshat.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Llapi.info mëson se i lënduari është nisur menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë./Llapi.info

Më poshtë pamjet:

No description available.

No description available.