Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar ky i fundit.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes një automjeti  dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur),  e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, gjatë së dielës në Kosovë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku, prej tyre 7 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info