Raportohet se me datë 30 maj 2019 rreth orës 17:15 viktima fëmijë femër, gjersa ka qenë në rrugë është godit nga një veturë e panjohur në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas goditjes ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet e Hetuesisë me datë 1 qershor kanë arrit që ta identifikojnë veturën dhe të dyshuarin mashkull të cilin e kanë arrestuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.