Të mërkurën rreth orës 17:00 është arrestuar një burrë nga fshati Sopi i Suharekës pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia kishte goditur me veturë këmbësorin duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

Viktima ka ndërruar jetë pasi që nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda. Ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i shtetit”, shkruan në raportin e Policisë.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.