Foto ilustrim

Është goditur me veturë një këmbësore në Obiliq dhe Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar – vozitësi i veturës dhe një pasagjer.

“Janë arrestuar vozitësi dhe pasagjeri meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se me veturë me tabela vendore, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK është identifikuar nga prindi (babai) i sajë”, thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, për pocedura të mëtejme.