Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci, kanë vizituar sot Komunën e Podujevës.
Ata janë pritur nga kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Krah për krah drejt fitores pa balotazh në Podujevë”, ka shkruar në Facebook, kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 17 tetor. Në garë për të parin e Podujevës janë gjashtë kandidatë.






