Lokale - eSIMy

Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova ka folur për mënyrën se si ka ardhur në pushtet qeveria Hoti.

Konjufca ka theksuar se Hoti ka ardhur në pushtet me dy vota të dyshimta atë Etem Arifit dhe Haxhi Shalës dhe se nuk është fitues i zgjedhjeve.

Ai tutje ka thënë se kjo qeveri quhet qeveria e cila ka “msit” Hashim Thaçin.

“Hoti nuk është fitues i zgjedhjeve, asht ba me dy vota me votën e Etem Arifit dhe me votën e Haxhi Shalës, njëri ka probleme me drejtësinë dhe tjetri ka votuar për shkak të presionit. Në rregullat e demokracisë kjo nuk lejohet, presidenti me ba vota të deputetëve në orën 1 pas mesnate. Votat mund të jenë në mënyrë formale por si ka ardhur deri tek ajo është temë që duhet të diskutohet. Presidenti s’ka lyp hiq në formimin e Qeverisë. Për këtë arsye quhet qeveri e cila e ka “msit” Hashim Thaçin” tha Konjufca në Rubikon.