Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të tjerë të cilët kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrje Ryshfeti”.

Gjyqtari kujdestar, Isuf Makolli ka thënë në një prononcim për “Indeksonline” se ka ende kohë sipas afatit ligjor që të bëhet kërkesa për rastin në fjalë.

 

 

Ai thotë se seanca dëgjimore varet krejt se kur paraqitet kërkesa nga Prokuroria, megjithatë me gjasë e njëjta do të mbahet të hënën.

“…Ende nuk kam pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit. Për seancën dëgjimore se kur do të mbahet mvaret krejt se kur paraqitet kërkesa, për këtë ka ende kohë, me gjasë mund ndodhë që nesër të mbahet seanca dëgjimore”, ka thënë gjyqtari Makolli për Indekonline.

Në anën tjetër, Indeksonline ka kontaktuar edhe prokuroren kujdestare, Bukurie Gjonbalaj e cila ka thënë se po punon në këtë drejtim dhe se shumë shpejt do të paraqet kërkesën për masën e paraburgimit ndaj zv/ministrit Cena dhe dy të dyshuarve tjerë që moren ryfshet nga pala e dëmtuar.

Ndryshe, burime të Indeksonline bën të ditur se sipas afatit ligjor prej 24 orëve do të kërkohet që ndaj të dyshuarve të shqiptohet masa e ndalimit prej një muaj paraburgimi, masë kjo me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.

Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK).