Qeveria e Serbisë ia ka vazhduar mandatin Marko Gjuriqit, si drejtor i Zyrës për Kosovën edhe për tre muajt e ardhshëm, shkruan Danas, njofton Klan Kosova.

Gjuriq mban këtë post për pothuajse katër vjet – që nga maji vitit 2014.

Gjithashtu Dejan Paviçeviq, është riemëruar zyrtar i ndërlidhës i Beogradit.

Kurse Dushan Jovoviq u emërua përsëri për tre muaj si ndihmës-drejtor.