I ashtuquajturi Drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq po vazhdon të bëjë propaganda dhe aktrime në mediat serbe.

Ai në televizionin shtetëror të Serbisë tha se në veri të Kosovës nuk po zhvillohet jetë normale, transmeton Indeksonline.

“Shtatë muaj ata i thyen me taksë, për shtatë muaj ndaluan të bëjnë jetë normale dhe tregti normale në veri të Kosovës dhe pastaj befasohen që njerëzit kanë frikë.”, tha Gjuriq.

Tutje, ai në një mënyrë pranoj se në Kosovë po hyjnë mallrat serbe nga rrugë tjera alternative.

“Njerëzit disi kanë marrë dhe dorëzuar mallra nga rrugët alternative por para disa jave erdhi dora më e fortë, një tjetër provë e shtetit të rremë të Kosovës duke sulmuar kamionët që japin miell qumësht dhe çdo gjë tjetër.”, tha ai.