Lokale - eSIMy

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se serbët e Kosovës nuk i janë frikësuar aspak siç ka thënë ai “kërcënimeve as të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit dhe as politikave të tjerë”.

Këto deklarata Gjuriq i bëri në RTS një ditë pasi Qeveria e Kosovës autorizoi Ministrinë e Drejtësisë për të shkruar një ligj që parashikon dënimin e serbëve të cilët janë duke u përpjekur për të mohuar krimet në Kosovë, transmeton KlanKosova.

” Politikanët shqiptarë duhet së pari të arrestojnë veten për shkak të të gjitha krimeve që janë kryer në vitin 1990 dhe 2004, dhe për t’iu përgjigjur pyetjes se si 247,000 serbë u dëbuan nga Kosova” , tha ai.

Gjuriq theksoi se është fakt se serbëve “, të cilët ende nuk janë dëbuar nga Kosova dhe pastruar etnikisht”, po dëshirojnë t`ua ndalojnë të drejtën për të thënë të vërtetën në lidhje me atë që ndodhi në Kosovë.

“As Ivan Todosijeviq as Vesna Mikiq, as ndonjë përfaqësues tjetër serb nuk thanë asgjë të pasaktë – theksoi Gjuriq.