Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, që sot tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Pikërisht, për çështjen e pavarësisë Gjuriq tha se Beogradi nuk e pranon konceptin e pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Avdullah Hoti po varros dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës përpara se ai të fillojë. Nuk ndodh që Beogradi të pranojë diktimin ose imponimin ose konceptin e pavarësisë në mënyrën si ai i imponon, si udhëheqësi aktual i seperatistëve”.

Hoti sot deklaroi se objektivat e Kosovës në dialog janë marrja e njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet anëtare të BE-së, si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.