Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili në një aheng familjar në fshatin Sadovinë e Qerkezëve kishte gjuajtur me armë zjarri.

Si pasojë e kësaj, aksidentalisht ishte plagosur viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë, por që endet duhet të marrë tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.