Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh në afërsi të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orë 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci për Gazetën “Reporteri.net”.