Lokale - eSIMy

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka gjobitur transportuesit ilegalë nga Prishtina në linjat për Mitrovicë, Vushtrri e Podujevë, njofton komuna, transmeton Llapi.info.

Gjatë inspektimit janë hasur persona që ushtronin ilegalisht transportin e udhëtarëve dhe që po qëndronin në hapësira jo të parapara për qëndrim të mjeteve transportuese të udhëtarëve.

Gjithashtu ka pasur edhe kontrolle edhe ndaj operatorëve transportues të mallrave, që janë hasur në rrugët e Prishtinës.

“Të gjithë atyre që janë kapur në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve komunale, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba mandatore dhe njëherësh ka kërkuar që shkeljet e tilla të mos përsëriten”, thuhet në njoftim./Llapi.info