Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit, komuna e Podujevës, përkatësisht, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar largimin e deponive ilegale, ndërsa Drejtoria e Inspeksionit është në teren për të inspektuar dhe shqiptuar gjoba për ndotësit e ambientit, njofton Llapi.info.

Gjobat mandatore po shqiptohen për të gjithë hedhësit e mbeturinave, qoftë të amvisrisë apo të ndërtimit të cilat po hudhen në lumë dhe në hapësira tjera, publike dhe private.

Po ashtu, gjoba po shqiptohen edhe për ata të cilët hedhin mbeturina në vendet e caktuara për banorët e komplekseve banesore, e të cilët nuk janë pjesë e atyre objekteve ku gjenden kontejnerët.

Drejtoria e Inspeksionit, ka ftuar të gjithë krijuesit e mbeturinave, ekonomitë familjare, por edhe të gjithë operatorët ekonomikë të lidhin kontrata me kompanitë për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave në mënyrë që të evitojmë krijimin e deponive ilegale.

Po ashtu, Drejtoria e Inspeksionit ka ftuar qytetarët të jenë partnerë në ruajtjen e mjedisit, duke dërguar dëshmi vizuele në rastet kur hasin në qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët shkaktojnë ndotje të ambientit./Llapi.info

May be an image of outdoors
May be an image of outdoors
May be an image of outdoors and text that says "06 Dan/Or 202 Vreme/ 06/2018 per Ndëshkimet Ûa 06/2018 (Location gioba mandatore: Penalties Prishtine mandatory Paragrafi: 2. Raporti autoritetit kompetent Izveštaj ovlaščenog autoriteta/2. Report of competent authority Pershkrimi iveprimit ndëshkues gjobe mandatore personit:/Opis kaznene delatnosti mandatnom kaznom lica/ Description penalty action with mandatory fine: Per dicaje mbeturinano m Nenparagraf/128.Goba:Euro)10 (Euro) tह ndnyshmo"
May be an image of outdoors and tree