Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’
Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet N.K (M/K) i moshës 34 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë 50/80 km/h , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet B.Q (M/K) i moshës 50 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit””, njofton policia.






