Screenshot
Lokale - eSIMy

Një qytetar nga Prizreni ka treguar shembull të ndershmërisë, pasi ka gjetur një kuletë me dokumente personale, 505 euro dhe disa lei rumunë dhe e ka dorëzuar në Polici.

Rasti ka ndodhur të hënën, më 21 shtator, ndërsa qytetari e ka raportuar dhe dorëzuar kuletën në Stacionin Policor në Prizren.

Pas verifikimit të dokumenteve, Policia ka identifikuar pronarin e kuletës, të cilit më pas i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

Policia e Kosovës e ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij dhe ka rikujtuar se përvetësimi i sendit të huaj, edhe kur ai gjendet në rrugë, përbën vepër penale.