Lokale - eSIMy

Qeveria e Gjermanisë mori vendim për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të forcave të armatosura në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR), në sfondin e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë në një komunikatë.

E vendimin e ekzekutivit gjerman, deri në fund të muajit, duhet ta konfirmojë edhe Parlamenti i Gjermanisë (Bundestag). Aktualisht, në mesin e forcave aletate ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë ndodhen rreth 400 ushtarë gjermanë. Disa ditë më parë, një kontigjent shtesë i këmbësorisë nga radhët e Forcave të Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) zbarkoi në vend.