Doktoresha Aurora Meta-Dollenberg e cila punon në Hanover të Gjermanisë, ka thënë se nga ana statistikore shihet se ky vend po e përballon mjaftë mirë Koronaviorusin.

“Shkalla e vdekshmërisë është 2.5 përqind. Mirëpo kur njerëzit po vdesin ne jemi po aq të prekur pavarësisht shifrave pasi që për ne është qind për qind në dhembshuri. Sfida është që ta kalojmë pikun e valës së Koronavirusit dhe jemi duke e përjetuar në këto javë. Janë java tjetër ose dy javët në vijim, pasi që numri i rasteve është duke u rritur dhe numri i vdekshmërisë nuk po bie ende”, ka thënë Meta-Dollenberg .

“Gjermania më 20 prill është planifikuar që në mënyrë zyrtare të dalim nga izolomi”, ka theksuar ajo për Klan Kosova.

Sipas saj nga ana mjekësore mund të thuhet se nuk kemi të bëjmë me një grip të zakonshëm.

“Shkalla e vdekshmërisë ka arritur në Spanjë dhe Itali deri në 13 %. Është sëmundje vdekjeprurëse dhe masat për t’u mbrojtur prej tij duhet të merren gjatë gjithë vitit”.

Për Sytë 7 ajo ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve atje dhe si punën që po bëhet për pasimin e vaksinës kundër COVID-19.

“Shqiptarët izolimin e durojmë më pak se gjermanët që janë të distancuar nga ana njerëzore. Pacientët e mi shqiptarë me padurim presin që të dalin nga ky izolim. Kemi një shifër jozyrtare prej 150-180 rasteve pozitiv por asnjë të vdekur – në zonën ku unë jam”.

“Investimet janë bërë në institute po vazhdohet puna që në treg të nxirret sivjet vaksina kundër Koronavirusit. Duket që është shumë e vështirë teorotikisht. Jemi optimist dhe shpresa është që vaksina të nxirret në shtator të këtij viti. Nuk është e sigurt por po punohet shumë”.