Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.
Protokolli do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.
(Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)