Autoritetet gjermane janë duke i rivendosur masat e kufizimit të lëvizjes, pas një shpërthimi të ri të virusit i lidhur më një fabrikë të paketimit të mishit, raporton BBC-ja të martën.

Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës “Toennies” kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Kryetari i North Rhine-Westphalia, Arnmin Lacshet ka thënë se ky rajon do t’i kthehet karantinës, vend ku jetojnë afro 360.000 persona.

Kjo është hera parë që po kthehen masat e kufizimit të lëvizjes që nga lehtësimi i tyre në maj, transmeton KOHA.

Gjermania është lavdëruar për mënyrën se si e ka menaxhuar virusin, por ka shumë brenga se infektimet janë duke u shtuar sërish.

Lacshket e përshkroi këtë numër të madh të të infektuarve në fabrikë të mishit si “incidentin më të keq të infektimeve” në Gjermani.

Kafenetë, muzetë, kinematë dhe palestrat sportive do të mbyllen sërish dhe masat e distancimit social do të jenë në fuqi.

Gjithashtu, punonjësit e kësaj fabrike janë në karantinë të detyruar, ku policia do të sigurojë respektimin e masave, së bashku me përkthyes për punonjësit imigrantë.