Gjermania i ka konsideruar legjitime vendimet e Qeverisë së Kosovës, atë për reciprocitet me dokumente dhe atë për targat.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar presidenten Vjosa Osmanin të mërkurën. Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Rohde në takim ka theksuar qartë qëndrimin për dy masat e qeverisë.
“Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rohde në Twitter.