Bashkëpunimi i Komunës së Podujevës me Bashkinë Westerstede ka filluar t’i japë sukseset e para.

Në kuadër të këtij partneriteti sot në Podujevë kanë arritur automjeti për brigadën e Zjarrëfiksëve dhe shumë pajisje mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Vizitat reciproke në mes të Kryetarëve të Westerstede z. Klaus Gross dhe Kryetarit të Podujevës z. Agim Veliu, dhe partneriteti i krijuar mes këtyre dy vendeve po rezulton i suksesshëm dhe me impakte pozitive në shumë fusha të jetës dhe punës në Podujevë, njofton kumtesa komunale.

Pas vizitës së Kryetarit Veliu në Westerstede, Gjermania dhe nënshkrimit të shumë donacioneve të cilat kjo Bashki, ka vendosur t’i dedikoj për komunën tonë, në Podujevë kanë arritur donacionet e para ku përfshihen pajisje të ndryshme për intervenim dhe një automjet për brigadën e Zjarrfikësve, si dhe shumë pajisje mjekësore për QKMF Podujevë.