Lokale - eSIMy

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e ka përkrahur emërimin e Miroslav Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai e ka quajtur Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë si njeri të respektuar, duke shtuar se mezi e pret vazhdimin e bashkëpunimit me të.

“Faleminderit Miroslav Lajçak, ishe Ministër i Jashtëm tejer i respektuar për Sllovakinë! Mezi e pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të afërt rreth një çështjeje aq të rëndësishme, si dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Do ta kësh mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, shkruan ai në “Twitter”.

Ndërkohë, pro emërimit të tij është shprehur edhe Carl Bildti, ish-kryeministri suedez dhe ish-ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian. Ai e ka quajtur emërimin e tij “zgjedhje të shkëlqyeshme”.

Zgjidhje e shkëlqyer nga Bashkimi Evropian”, shkruan, po ashtu përmes “Twitter”-it.

Në status, Bildti shkruan edhe se “disa politikanë të Kosovës janë bërë tërësisht bashkë me administratën Trump” dhe të cilët, sipas tij, do të mundohet t’i cënojnë përpjekjet e BE-së.

“Ajo padyshim se do ta dëmtojë Kosovën në aspektin afatgjatë”, shkruan ai.

Bildti ia ka bashkëngjitur statusit të tij postimin e Joseph Borellit, kryediplomatit evropian. Ai të shtunën kishte shkruar se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.

“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja”, ka shkruar ai.