Reshjet e vazhdueshme të borës kanë vështirësuar qarkullimin nëpër disa fshatra të Podujevës, raporton Llapi.info.
Gjendja e rrugës “Enver Sinani” nuk është fare e mirë në fshatin Sfeçël. Kështu kanë thënë banorët që kanë dërguar pamje në Llapi.info.
Ata kanë thënë se automjetet nuk janë duke mundur të lëvizin, ndërkohë që sipas tyre, edhe fëmijët që barten me furgon nuk kanë arritur të shkojnë në shkollë për t’i vijuar mësimet.
Komuna e Podujevës ka kontraktuar dy kompani për largimin e borës nga rrugët dhe trotuaret në këtë rajon. Fort të kënaqur me punën e tyre nuk janë qytetarët llapjanë, të cilët janë ankuar për gjendjen e rrugëve në këto temperatura të ulëta.
Në anën tjetër, zyrtarë komunalë kanë thënë se kompanitë e kontraktuara janë në terren me të gjitha kapacitetet për t’i pastruar rrugët nga bora./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info:








