Punimet në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë kanë nisur vitin e kaluar.

Përkundër kësaj, të njëjtat nuk janë as për së afërmi të kryhen.

Shpeshherë në këtë rrugë, e cila është ndër rrugët më të frekuentuara në qytetin e Podujevës, është krijuar kaos.

Për gjendje e saj ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar i LDK-së, në asamblenë komunale, Valon Demolli.

“Kjo është rruga “Skënderbeu” në Podujevë, që janë ndarë 1.5 milion euro për ta “rregulluar”. Taksat e qytetarëve keqpërdoren nga pushteti mashtrues e rruga në gjendje të mjerueshme. Për pushtetin mashtrues pak rëndësi kanë qytetarët, e rëndësishme është shuma 1.5 milion euro dhe fryerja e xhepave”, shkruan ai në Facebook.

Si pasojë e punimeve, mijëra qytetarë llapjanë privohen nga e drejta për të pasur ujë të pijshëm gjatë tërë ditës.