Është gjetur para pak minutave vajza që u raportua e humbur sot në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu kanë thënë për Llapi.info famijlarë të së miturës, derisa gjendja shëndetësore e saj është e mirë.

“Vajza është gjetur, është shëndosh dhe mirë”, kanë thënë familjarët e Sonila Mehmetit.

Ndërkohë, zhdukjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Peran, Podujevë, 29.04.2021-22:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij femër kosovare e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info