Një person është gjendur pa shenja jete tek Rektorati në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull K/Rom, është gjetur pa shenja jete mbrapa objektit të Rektoratit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.






