Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 08:25 është gjetur pa shenja jete një person i moshës 59 vjeçare në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën “Epri” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Njësitë policore se bashku me autoambulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas në ora 08:55, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës (viti i lindjes 1961). Lidhur më rastin është njoftuar prokurori i cili ka kërkuar që viktima të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.