Lokale - eSIMy

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë nga policia;

Prishtinë 24.03.2022 – 04:08. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.