Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete sonte në afërsi të fshatit Kçiq të Mitrovicës.

Trupi i pajetë sipas raportimit të Shprehu02 është nxjerrë me traktor nga lumi Sitnicë, në rrjedhën e të cilit kishte rënë, dhe është bartur deri tek rruga magjistrale që ndodhet aty pranë.

Këtë për ta e ka konfirmuar asambleisti nga Kçiqi, Gjergj Beka.

Ende nuk ka ndonjë informacion rreth identitetit të personit të pajetë.