Një mjet shpërthyes është gjetur nga një person në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 12.10.2020-14:40. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe KFOR-i për deminim i cili ka bërë aktivizimin e mjetit larg vendit të ngjarjes pa ndonjë problem”, ka thënë Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, duhet përkujtuar se rastet kur persona hasin në mjete të dyshuara shpërthyese vit pas viti kanë qenë në numër të madh, ndërkohë që një ka përfunduar me persona të lënduar rëndë si pasojë e shpërthimit./Llapi.info






