Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ankuesi mashkull shqiptar ka gjetur një mjet të pashpërthyer buzë liqenit në Orllan të Podujevës, transmeton Llapi.info

Sipas PK-së, tërheqja e mjetit u bë nga njësiti i FSK-së dhe KFOR-it.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se buzë liqenit ka vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raport./Llapi.info