Gjate ditës së djeshme, në fshatin Shtedim të Podujevës, një qytetar gjersa ishte duke pastruar arën e tij kishte hasur në një mjet të pashpërthyer, raporton Llapi.info

Mjeti shpërthyes ishte me projektil 75mm, fatmirësisht ekipet e KFOR-it dhe FSK-së, kanë dalur në vendin e ngjarjes duke larguar mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt, thuhet në njoftimin e Policisë.

Raporti i Plotë i Policisë:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Fshati Shtedim, Podujevë 16.10.2017-14:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar, projektil 75 mm. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt.